Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sampdoria – Verona luhet pa shikues

Ndeshja e Serie A së Italisë mes Sampdorias dhe Veronas të hënën do të luhet pa shikues, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i rajonit të Ligurias në Itali, Giovanni Toti.

Kjo përballje ishte paraparë të luhej me shikues, por është vendosur të mos merren rreziqe dhe të luhet pa shikues.

“Zhvillimi i ndeshjes Sampdoria – Verona me shikues do të ishte rrezik serioz”, ka thënë Toti, përcjell “Gazzetta dello Sport” të dielën, transmeton Koha.net.

Pesë ndeshje të kësaj xhiroje të Serie A janë shtyrë nga liga, pasi klubet nuk donin të luanin ato pa shikues.

Toti ka thënë se mbetet te Serie A të vendos nëse dëshiron të shtyjë ndeshjen e Sampdorias me Veronan.

Artikuj të ngjashëm