Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami mund të transferohet te skuadra e Sampdorias gjatë verës, kanë njoftuar të dielën mediumet italiane.
Bajrami 22-vjeçar këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në Serie B me fanellën e Empolit. Falë paraqitjeve të mira, Bajrami ka rënë në sytë e drejtuesve të skuadrës që garon në Serie A.
Bajrami këtë edicion në Serie B dhe në Kupën e Italisë ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar nëntë herë. Me Empolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.