Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sami Morina, “njeriu i hekurt”

“Po vjen në finish njeriu i parë që e përfaqëson Kosovën në këtë sport”, ishte paralajmërimi i spikerit zyrtar, derisa Sami Morina i afrohej vijës së finishit në garën “Ironman 70.3” të mbajtur vikendin e shkuar në Mallorca, Spanjë.

Morina, 40-vjeçar, është kosovari i vetëm që merret me këtë sport të qëndrueshmërisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për Morinën që jeton në Zvicër, gara në Mallorca ishte e para ku përfaqësoi Kosovën dhe emocionet thotë se ishin më të mëdha se ku përfaqësonte Zvicrën.

Në këtë garë u paraqit në kategorinë 40-44 vjeç dhe përfundoi i 36-ti, me kohë “bruto” prej katër orësh e 53 minutave. Në këtë kohë llogaritet edhe ndërrimi i zonës, pasi kjo garë përbëhet prej 1.9 kilometrave not, 90 kilometrave me biçikletë dhe 21 kilometra vrapim. Kronometri nuk ndalet për asnjë moment, andaj njihet si kohë “bruto” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)