Shiu i madh që ra në pasditen e së enjtes, u ka sjell probleme boksierëve që stërviten në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Shiu ka vërshuar gjithë sallën e destinuar për boks, bazuar në videon që ka siguruar KOHA.
Uji depërtoi nga kanalet e kullimit, pasi nuk e përballoi gjithë sasinë e shiut.
Pavarësisht ujit, boksierët shihen duke stërvitur në një pjesë tjetër të arenës.
Në fakt, Pallati i Rinisë dhe Sporteve në gjithë periudhën e pasluftës ka pasur telashe të ndryshme sa herë kishte të reshura. Më herët, pikonte çatia në shumë vende duke mos lejuar zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Artikuj të ngjashëm