Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Saliba zëvendëson Pavardin te Franca

Mbrojtësi i Marseilles, William Saliba, është ftuar te Përfaqësuesja e Francës për ndeshjet miqësore të këtij muaji, ka njoftuar Federata e Futbollit e Francës të hënën (21 mars). Bëhet e ditur se Saliba u ftua për ta zëvendësuar Benjamin Pavardin e Bayernit, i cili nuk mund të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Didier Deschamps pasi është infektuar me koronavirus.

Për Saliban, kjo është hera e parë që është ftuar te Franca, që këtë muaj do t’i zhvillojë dy miqësore në kuadër të përgatitjeve për Botërorin “Katari 2022”.

Më 25 maj, Franca do të përballet me Bregun e Fildishtë në Marseille, ndërsa katër ditë më vonë, do të luajë me Afrikën e Jugut në Lille.

Saliba 20-vjeçar është kapiten i Përfaqësueses U21 të Francës, kurse këtë sezon ka 40 paraqitje me fanellën e Marseilles.