Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Saliba mbetet tek Arsenali

Saliba

William Saliba do të mbetet pjesë e skuadrës së Arsenalit.

“The Athletic” ka shkruar të shtunën se skuadra e Premier Leagues angleze do ta vazhdojë kontratën për katër vjet.

22-vjeçari do të mbetet në “Emirates Stadium” të paktën deri në vitin 2027.

Qendërmbrojtësi francez ishte prej lojtarëve kyç tek Arsenali në edicionin e kaluar, që luftoi për titull të kampionit.

Ai mungoi në 11-të ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit, por ka zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha garat. Kontribuoi me tri gola të shënuar e një asistim.

Artikuj të ngjashëm