Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah, synimi i Allegrit

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është ëndrra e trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri.

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” ka shkruar të martën se Allegri po u bën presion krerëve të klubit për ta transferuar sulmuesin egjiptian në fund të këtij sezoni.

Salah është shënjestra kryesore e Allegrit për ta zëvendësuar Paulo Dybalan, i cili do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë.

Salah ende nuk e ka rinovuar kontratën me Liverpoolin që i skadon vitin e ardhshëm dhe gjasat janë të mëdha që në verë të largohet nga skuadra angleze.

Te Liverpooli nuk po janë në gjendje t’i përballojnë kërkesat e larta ekonomike të Salahut, i cili po kërkon pagë vjetore prej 12 milionë eurosh për të rinovuar kontratën.

Edhe Salah pranon ofertë të majme nga Arabia Saudite Futboll 1 muaj më parë Salah pranon ofertë të majme nga Arabia Saudite

Salah 29-vjeçar këtë sezon ka shënuar 28 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 36 ndeshje për Liverpoolin, të cilit ekip iu bashkua në vitin 2017.

Karrierë ka bërë edhe te Roma, Chelsea, Fiorentina e Baseli.