Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka rrëmbyer edhe një çmim personal këtë vit.
Ai ëshë shpallur lojtari më i mirë në Afrikë sot nga CAF-i, transmeton Koha.net.
Mohamed Salah is the African Player of the Year 2017 #aiteoCAFawards2017 pic.twitter.com/WswmPqcZBY
— CAF (@CAF_Online) January 4, 2018
Kjo është hera e parë që egjiptiani rrëmben këtë çmim të rëndësishëm në Afrikë, duke lënë prapa bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Sadio Mane, dhe yllin e Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.
25 vjeçari është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke shënuar 17 gola në 21 paraqitje për Liverpoolin, përderisa edhe për Romën kishte bërë paraqitje të mira.