Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah sërish rezulton pozitiv në testin për koronavirus

Futbollistit të Liverpoolit, Mohamed Salahs, i ka ardhur një tjetër rezultat pozitiv për Covid-19, konfirmon Federata e Futbollit të Egjiptit. Kjo do të thotë se sulmuesi i “të kuqve” ende duhet të qëndrojë në vetizolim.

Më 14 nëntor, federata egjiptiane e futbollit bëri të ditur se ylli i Liverpoolit, i cili nuk shfaqi simptoma të virusit, ka dalë pozitiv për Covid-19.

Pozitiv egjiptiani doli edhe pas katër ditësh, dhe nuk do të jetë i gatshëm në duelin e Premier Leagues që Liverpooli e luan kundër Leicester Cityt të dielën.

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp do të përballet me Atalantan në Ligën e Kampionëve, tri ditë pas duelit me “dhelprat”, e më pas do të udhëtojë në “Amex Stadium” për t’u përballur me Brightonin më 28 nëntor.

Premier League ka thënë se prej 9 nëntorit deri më 15 nëntor, janë testuar 1207 lojtarë dhe anëtarë të klubeve, derisa kanë rezultuar 16 raste pozitive për Covid-19.