Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah mund ta thyejë rekordin e veçantë të Henryt në Premier League

Thierry Henry vlerësohet ndër sulmuesit më të mirë që ka luajtur në Premier League. Ai ka qenë futbollist i Arsenalit për tetë vjet (1999-2007).

Sulmuesi francez mban një rekord të veçantë. Ai ka shënuar ose ka asistuar në Premier League çdo 94 minuta. Në total në elitën e futbollit anglez ka luajtur në 258 ndeshje për Arsenalin ku ka shënuar 175 gola dhe ka bërë edhe 83 asistime.

Pas tij renditen Sergio Aguero (Man.City) që ka realizuar ose asistuar çdo 97 minuta, Luis Suarez e Mohamed Salah të Liverpoolit çdo 104 minuta dhe Ole Gunnar Solskjaer (Man.United) çdo 109 minuta ka shënuar ose ka asistuar.

Asnjë prej këtyre lojtarëve nuk ka arritur ta fitojë “Topin e Artë”.

Henry, Solskjaer dhe Aguro janë pensionuar, kurse Salah dhe Suarez janë ende aktiv.

I vetmi që është më së afërmi ta thyejë rekordin e francezit është Mohamed Salahu i Liverpoolit.