Sport

Salah lë të hapur mundësinë e largimit

Foto: Reuters

Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli. Sulmuesi i krahut ka bërë të ditur se së ardhmes nuk i dihet, duke e lënë mundësinë e hapur drejt një largimi.

Sulmuesi egjiptian ka kontratë me kampionin anglez deri në vitin 2023 dhe nuk e ka vazhduar ende atë.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, nuk varet nga unë. E ardhmja në La Liga nuk e di, shpresoj të jem në gjendje të luaj futboll për shumë vite. Pse jo, kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, deklaroi Salah.

28-vjeçari këtë sezon me Liverpoolin në të gjitha garat ka shënuar 25 gola dhe ka bërë katër asistime.