Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah: Falënderoj bashkëlojtarët, tri pikët janë më të rëndësishmet

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka shkëlqyer sot në përballjen me Watfordin.

Ai shënoi katër gola dhe bëri një asistim, për Firminon, në fitoren prej 5 me 0, transmeton Koha.net. Salah tani është golashënuesi më i mirë në ligë me 28 sosh, katër më tepër se ylli i Tottenhami, Harry Kane.

Pas takimit për BT Sport ylli egjiptian ka deklaruar se një gjë të tillë nuk do të mund ta arrinte pa ndihmën e bashkëlojtarëve, ndërsa thekson se më e rëndësishmja është që ekipi të marrë tre pikë.

“Falënderoj të gjithë, pa bashkëlojtarët e mi nuk do të mund të arrija këto shifra. Çdo ndeshje provojmë të fitojmë tri pikë, kjo është më e rëndësishmja. Çdo ndeshje dua të shënoj, ta ndihmoj ekipin, por sot tre pikët janë më të rëndësishmet”, ka deklaruar ai.