Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah do të jetë pjesë e Liverpoolit deri në vitin 2026

Mohamed Salah nuk do të largohet nga skuadra e Liverpoolit, pasi drejtuesit e klubit po duan ta mbajnë me çdo kusht në “Anfield Road” edhe për të paktën pesë vite.

Bëhet e ditur se Salah është në negociata me klubin për kontratën e re, pasi aktualja i skadon në vitin 2023.

Liverpooli i ka ofruar Salahut pagë javore prej 415 mijë eurosh në javë për ta bindur që ta firmos kontratën e re, e cila do ta mbajë sulmuesin në klub deri në vitin 2026.

Salah 29-vjeçar këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tri asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin. Ai iu bashkua ekipit anglez në vitin 2017 nga Roma.