Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah dëshiron të mbetet te Liverpooli

Sulmuesi Mohamed Salah ka bërë të ditur se është në bisedime me Liverpoolin për vazhdimin e kontratës.

Ylli egjiptian është shprehur i gatshëm të mbetet në “Anfield”.

“Dua të qëndroj, por nuk është në duart e mia. Është në duart e tyre. Ata e dinë se çfarë dua dhe nuk po kërkoj asgjë të çmendur. Puna është kur kërkon diçka dhe ata të tregojnë se mund ta japin ty, sepse ata e vlerësojnë atë që ke bërë për klubin. Unë jam këtu për pesë vjet tani. E njoh klubin shumë mirë. Unë i dua tifozët dhe ata më duan mua”, deklaroi Salah.

29-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023. Salah këtë edicion ka shkëlqyer, ku në 26 ndeshje ka realizuar 23 gola dhe ka bërë nëntë asistime.

Artikuj të ngjashëm