Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah dëshiron të mbetet te Liverpooli

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Liverpoolit.

Madje, Salah ka thënë se ai është i gatshëm për ta vazhduar kontratën që i skadon në vitin 2023, përcjellë “Sky Sports”.

“Unë preferoj të mbetem në Premier League për shkak se është liga më e fortë në botë. Jam i lumtur te Liverpooli dhe për kontratën e re nuk besoj se do të ketë ndonjë problem. Gjithçka varet prej klubit”, ka thënë Salah.

29-vjeçari këtë edicion ka shënuar 19 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 20 paraqitje këtë edicion.

Artikuj të ngjashëm