Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah deklarohet pasi City shpallet kampion

Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpoolit, ka thënë se skuadra e tij do të provojë që të fitojë titullin e Premier Ligës sezonin e ardhshëm.

Liverpooli arriti të grumbullojë 97 pikë në sezonin 2018/19, por kampion u shpall Manchester City me vetëm një pikë më shumë.

“Kemi humbur vetëm një ndeshje në sezon. Kemi dhënë gjithçka. Kemi bërë 97 pikë. do të luftojmë sezonin e ardhshëm për titull”, ka thënë ai pas përfundimit të sezonit në Angli.