Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpoolit, beson që do të jetë në gjendje të rikuperohet nga lëndimi dhe të marrë pjesë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Salah lëndoi krahun në finalen e Ligës së Kampionëve pas një përplasje me Sergio Ramosin dhe pas ndeshjes klubi dha sinjale se ai mund të humbë Botërorin me Egjiptin.
“Ishte natë e vështirë, por jam luftëtar. Pavarësisht shanseve, besoj se do të jem në Rusi për t’iu bërë krenar. Dashuria dhe përkrahja juaj më jep forcën që më nevojitet”, ka shkruar ai në Twitter.
Artikuj të ngjashëm