Spanjolli Carlos Sainz ka ngadhënjyer në garën e vështirë “Dakar Rally” në Argjentinë, duke i dhënë një lamtumirë triumfale nga kjo garë skuadrës së tij Peugeot.
Spanjolli triumfoi para garuesit nga Katari, Nasser al-Attiyah të Toyotas. Për Sainzin është triumfi i dytë në garën e vështirë të automobilizmit që është shpërngulur nga Afrika në Amerikë të Jugut në vitin 2009 për shkaqe sigurie, shkruan “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampioni i dyfishtë i botës në “rally” më herët kishte fituar Dakarin me Volkswagenin në vitin 2010.
Peugeoti, që kishte fituar dy garat e fundit “Dakar Rally” me francezin Stephane Peterhansel, ka njoftuar më herët largimin pas edicionit të këtij viti.
Austriaku Matthias Walkner ka fituar garën e motoçikletave në Dakar.
Sainz ishte futur në etapën e fundit në garën e veturave me 46 minuta avantazh ndaj al-Attiyahs që ishte i dyti dhe nuk ka rrezikuar shumë gjatë maratonës dyjavëshe që nisi në Peru dhe kaloi nëpër Bolivi për të përfunduar në Argjentinë. Gjatë kësaj gare pati shumë tërheqje dhe aksidente... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)