Sulmuesi kosovar, Emir Sahiti, ka shënuar gol në derbin më të madh kroat. Ai të dielën hyri në lojë në minutën e 88-të, ndërsa në minutën e 93-të shënoi golin e dytë për Hajdukun e Splitit.
Hajruku në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, fitoi 2:0 ndaj Dinamos vendase.
Hajdukun drejt fitores e udhëhoqi ylli Marko Livaja. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 60-të, ndërsa asistoi për Sahitin për 2:0.
Arijan Ademi kompletoi ndeshjen te Dinamo.
Ndeshja i takoi xhiros së 17-të. Hajduku është i treti me 33 pikë nga 17 ndeshje. Dinamo ka një ndeshje më pak dhe renditet e katërta me 31 pikë. Udhëheq Rijeka me 36 pikë, ndërsa Osijeku i ka 35 pikë.