Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sahiti: Ishte e pamundur të zëvendësoheshin Kololli e Zhegrova

Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë se Benjamin Kololli dhe Edon Zhegrova kanë munguar ndaj Greqisë shkaku i lëndimeve.

Sahiti ka thënë të hënën se ishte e pamundur të zëvendësoheshin Kololli dhe Zhegrova, meqë, sipas tij, lojtarët janë në pushime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Benjamin Kololli ka pasur një lëndim. Kur hyri në ndeshjen ndaj Greqisë në Prishtinë pësoi lëndim dhe nuk u aftësua më. Trajneri e liroi për shkak se nuk llogariti në të. Edhe Zhegrova në stërvitje ka pasur një tërheqje muskulore dhe ishte e pamundur të bënim intervenime. Kishim shumë mungesa kundër grekëve. Ky fat i keq ndaj tyre na ka përcjellë gjithmonë. Sa herë që jemi ballafaquar ndaj tyre, kemi pasur mungesa të shumta. Nuk ka qenë e mundur të zëvendësohen, pasi skuadrat kanë përfunduar kampionatet dhe lojtarët janë në pushime. Qershori është muaji më i keq për ndeshje, pasi futbollistët janë në pushime. Edhe klubet e Superligës kanë qenë me pushime dhe nuk kemi mundur të bëjmë intervenime”, ka thënë Sahiti të hënën për KOHËN.

Kololli ndaj Greqisë në ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë luajti në 33 minutat e fundit, ndërsa ndaj Irlandës së Veriut ishte në stol.

Zhegrova u paraqit gjatë 90 minutave ndaj Greqisë në Prishtinë, ndërsa nuk ishte fare pjesë e ekipit të “Dardanëve” në dy ndeshjet e fundit, atë kundër Irlandës së Veriut dhe të dielën ndaj Greqisë në Volos.

Kosova e mposhti Irlandën e Veriut 3:2, kurse pësoi nga Greqia 2:0.