Pas “hat-trickut” të shënuar ndaj Portos në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ylli i Liverpoolit, Sadio Mane është shpallur lojtari i javës.
Këtë e bën të ditur faqja zyrtare e Liverpoolit, transmeton Koha.net.
Mane mori 57 për qind të votave të publikut pas “hat-trickut” të shënuar ndaj Portos në fitoren prej 0-5 të të “Kuqve” në Estadio de Dragao.
Ai në garë për këtë çmim mposhti Marcelon e Real Madridit që mori 29 për qind të votave, Christian Eriksenin e Tottenhamit që mori 11 për qind të votave, si dhe mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan , që mori katër për qind të votave.
Paraqitjen e tij ndaj Portos mund ta shikoni në videon më poshtë.