Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka thënë se do të dëshpërohet thellësisht nëse edhe një herë i pamundësohet pjesëmarrja në Botëror për shkak të vizës.
Sadiku bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi dhe gjyqtarin ndërkombëtar, Latif Demolli, është dashur të nisen sot drejt New Delhit, ku po mbahet ceremonia hapëse. Ajo deri tash nuk ka marrë akoma vizën për të shkuar në Indi, ndërsa kjo është hera e dytë sepse edhe vitin e shkuar India, që s’e njeh shtetin e Kosovës, nuk i lëshoi vizën duke ia pamundësuar pjesëmarrjen në botërorin e juniorëve.
“Jam duke stërvitur vazhdimisht dhe ende nuk e kam humbur shpresën. Nëse nuk më japin vizën do të jem thellësisht e dëshpëruar, pasi është hera e dytë që më ndodh i njëjti problem”, thekson Donjeta për ueb-faqen zyrtare të KOK-ut. “Jam përgatitur mirë dhe nëse marrë pjesë besoj shumë në medalje. Kjo garë do të më ndihmonte për Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Të humben dy kampionate të tilla është dëshpërim i madh”.
Çështja e Kosovës në Kampionatin Botëror të Boksit është bërë lajm botëror. Teksa qeveria e Indisë s’po i jep vizën Sadikut, edhe pse është pajisur me pasaportën e Shqipërisë, në debat është përfshirë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e Federata e Boksit të Indisë si organizatore.
Komiteti Olimpik i Indisë i ka kërkuar ministrisë së Sportit të këtij vendi që të pajisë me viza ekipin kosovar, duke paralajmëruar qeverinë se nëse dështon pjesëmarrja e Kosovës atëherë rrezikohen organizimet e tjera ndërkombëtare nga India.
Edhe
Donjeta Sadiku ende në pritje të vizës për Indi, reagon Federata
Donjeta Sadiku prej një viti është duke u përgatitur për këtë botëror, që është gara më e rëndësishme dhe që vlen për pikë kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
-
Donjeta Sadiku ende në pritje të vizës për të marrë pjesë në Botërorin në Indi
-
India megjithatë, po lëshon pe, Donjeta Sadiku pritet të paraqitet në Botëror
-
Përfundimisht, Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Botërorin e boksit
-
Komiteti Olimpik i Indisë i kërkon Ministrisë që menjëherë t’i japë vizë Donjeta Sadikut, ndryshe pasojnë sanksionet