Boksieria kosovare Donjeta Sadiku, së bashku me tre boksierë, dy trajnerë dhe një zyrtarë të Federatës së Boksit, ka 12-të ditë janë të izoluar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Në një intervistë për “Sportin Total” të KTV-së, Sadiku ka treguar për kohën e kaluar në konvikte si dhe ka folur edhe për familjen, të cilën nuk e ka parë që një muaj e gjysmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi që 12-të ditë në karantinë. Na kanë mbetur edhe dy ditë për ta përfunduar. Deri me tani nuk na janë bërë analizat, por na është thënë se do ta na i bëjnë analizat para se të dalim nga Qendra e Studentëve. Nëse dikush nuk është mirë, do të vazhdojë qëndrimin këtu, kurse ata që janë mirë, do të shkojnë në shtëpitë e tyre. Nuk e kam parë familjen time gati që një muaj e gjysmë. Së pari isha në përgatitje në Trabzonspor të Turqisë, ndërkaq më pas shkova në Londër për turneun kualifikues i cili u anulua. Është kohë e gjatë, por ne duhet ti respektojmë rregullat që na është kërkuar. Edhe unë iu bëjë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe ti respektojnë rekomandimet nga ekspertët, pasi vetëm kështu mund të ia dalim”, ka thënë Sadiku. Donjeta Sadiku, ishte e vetmja nga katër boksierët kosovarë që ishte ende në garë në turneun e Londrës, i cili u anulua shkaku i koronavirusit. Sadiku e fitoi meçin e parë, kurse të dytin nuk arriti ta zhvillojë shkaku i anulimit të turneut, i cili kishte karakter kualifikues për në “Tokyo 2020”.