Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadiku debuton me gol në Ligën e Kampionëve

Armando Sadiku ka debutuar me gol në Champions League me skuadrën e tij të re, Legian. Megjithatë, polakët u mundën 3-1 në Kazakistan nga Astana vendase.

Sadiku e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa u aktivizua në minutën e 70 kur rezultati ishte 2-0 në favorin e vendasve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Menjëherë sulmi i polakëve mori një tjetër ritëm dhe pas 9 minutave nga aktivizimi, sulmuesi i kombëtares shqiptare arriti të ngushtojë diferencën, duke shënuar golin e parë në karrierën e tij në Champions League.

Një gol shprese për Legian, ku edhe pse u mposht 3-1, do t’i mjaftonte një fitore 2-0 në ndeshjen e kthimit.