Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadiku “bombardon” Baselin, pak minuta lojë për Zhegrovën

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka realizuar njësupergol për Luganon në përballjen me Baselin në xhiron e 28-të të Super Ligës së Zvicrës.

Dy skuadrat barazuan 1 me 1 me Sadikun që realizoi nga distanca për mysafirët në minutën e 67-të. Vendasit barazuan me Suchyn, tetë minuta më pas.

Te Baseli, pos Taulant Xhakës dhe Albian Ajeti, për pak minuta u paraqit edhe talenti kosovar Edon Zhegrova. Ai u inkuadrua në fushë në minutën e 83-të duke zëvendësuar Okaforin.