Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadik nuk ndalet, shënon tjetër gol në Qipro

Sulmuesi shqiptar Berat Sadik e ka nisur vitin 2022 ashtu si e la të fundit – me gol të shënuar.

Sadik të hënën shënoi golin e vetëm për Doxan që fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Achnas. Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të kampionatit qipriot. 35-vjeçari ka arritur në shifrën e nëntë golave në 14 paraqitje kampionale.

Në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar pesë gola. Doxa është e teta me 17 pikë. Shkupjani i rritur në Finlandë tashmë është golashënuesi më i mirë i kampionatit. Sadik në të kaluarën ka luajtur për Finlandën.