Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sa skuadra e kanë fituar tripletën dhe cilat janë ato?

Pep Guardiola

Manchester City mund të bëhet vetëm skuadra e tetë evropiane që e fiton tripletën, nëse e mposht Interin sonte në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në historinë evropiane të futbollit për klube, vetëm shtatë skuadra e kanë shënuar një sukses të tillë, duke fituar tre trofetë kryesorë.

Barcelona dhe Bayern Munichu fituan tripletën në këtë shekull.

Bayerni ka dy tripleta, në edicionin 2012/13 dhe 2019/20, njësoj si Barcelona e edicionit 2008/09 dhe 2014/15.

Më herët se këto dy ekipe, Manchester Unitedi i famshëm i Sir Alex Fergusonit e arriti suksesin në vitin 1999.

Edhe PSV me Guus Hiddinkun në edicionin 1987/88, i kishte fituar tre trofe madhor brenda një sezoni.

Edhe Shtatë ekipe mund ta fitojnë tripletën në këtë edicion Futboll Shtatë ekipe mund ta fitojnë tripletën në këtë edicion

Interi e ka shijuar suksesin e madh në edicionin 2009/10.

Ajaxi holandez i edicionit 1971/72 e ka këtë sukses po ashtu, njësoj si Celticu skocez, në edicionin 1966/67.