Federata e Futbollit të Rusisë është pajtuar që Rusia të luajë ndeshje miqësore kundër Kirgistanit të shtunën në Bishkek.
Kjo është ndeshja e parë miqësore për Rusinë qëkur nisi luftën në Ukrainë.
Kroacia ka qenë kundërshtarja e fundit për Rusinë, në muajin nëntor të vitit të kaluar, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit.
Pak pasi nisi lufta, UEFA vendosi që ta përjashtojë Rusinë dhe klubet ruse, ndërsa këtë vendim e mbështeti edhe FIFA.
Rusia është e përjashtuar nga Kupa e Botës në Katar, por edhe nga kualifikimet për Evropianin e vitit 2024.
Edhe
Çfarë kërkese ka paraqitur Argjentina në FIFA?
Kirgistani është i 95-ti në ranglistën botërore.
Përfaqësuesja e Rusisë më pas do të luajë miqësore edhe kundër Bosnjë-Hercegovinës, më 19 nëntor.