Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rumania me mungesa për ndeshjet kundër Kosovës dhe Zvicrës

Portieri Ionut Radu dhe mbrojtësi Vlad Chiriches do t’i mungojnë Rumanisë në ndeshjet kundër Kosovës dhe Zvicrës.

Të dy lojtarët e u lënduan të shtunën. Portieri Radu u lëndua lënduar në ndeshjen që skuadra e tij Auxerre e humbi nga Lensi me rezultatin 3:1, kurse Chiriches në ndeshjen të cilën Cremonese e fitoi nga Salernitana 2:0. Mbrojtësi u zëvendësua në minutën e 12-të. Në mediumet e Rumanisë vlerësohen mungesa të mëdha.

Është raportuar se Rumania në Prishtinë do të udhëtoj vetëm me portier të elitës së futbollit rumun. Ndeshja në mes të Kosovës dhe Rumanisë luhet më 16 qershor dhe i takon grupit I kualifikues për Evropianin që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani. Rumunët ndeshjen e dytë e luajnë kundër Zvicrës më 19 qershor. Kosova më 19 qershor luan ndaj Bjellorusisë në Budapest.