Gjatë kësaj vere një numër i talenteve nga akademitë e ligës amerikane ia mësyri Europës. Pjesë e këtij kontingjenti ishte edhe sulmuesi Max Rugova që nga Sporting KC Academy u transferua te grupmoshat deri në 19 vjet të Nurnbergut në Gjermani.
Kalimi i sulmuesit me prejardhje nga Kosova në Gjermani nuk bëri bujë të madhe siç u bë me Sebastian Soton dhe Christian Gloster që kaluan te Hannoveri apo me Zyen Jonesin që u bashkua me Schalken, transmeton Koha.net. Transferimet e tyre ngjallën reagime shkaku i lidhjeve që kanë klubet gjermane me akademitë amerikane.
Sporting donte ta mbante Rugovën, por ambiciet e 18-vjeçarit e shtynë që të shfrytëzonte rastin për të kaluar në Gjermani.
“Nuk ishte fort vendim i vështirë”, ka thënë Rugova për topdrawersoccer. “Natyrisht se është vështirë të largohesh nga familja, por ka qenë ëndërr e imja që të luaj në një prej ligave më të forta në botë”.
Rugova është rritur me futboll – babai i tij, Edomondi, ka luajtur në Kosovë, para se të kalonte te New York Cosmos në vitin 1985.
Edhe
Prishtina zyrtarizon Max Rugovën
“I rritur me topin nëpër këmbë, futbolli ishte forcë dominuese. Babai kaloi disa vjet duke drejtuar përfaqësuesen e Kosovës nga viti 2006 deri 2009, dhe derisa i riu Rugova rritej, ëndërronte një karrierë të futbollistit profesionist”, shkruan topdrawersoccer, transmeton Koha.net.
Derisa zhvillohej dhe përqendrohej në ambiciet e tij, Rugova kaloi te Sporting KC Academi kur ishte 13 vjeç. Realizoi 14 gola në 27 ndeshje gjatë sezonit 2015-16 ndërsa shtoi edhe pesë të tjerat 2016-17. Para se të kalonte në Gjermani këtë verë, Rugova u stërvit dhe luajti për Swope Park Rangers.
“Më ndihmoi fizikisht sepse luaja kundër lojtarëve më të fortë fizikisht dhe të vinin në situatë të vështirë. Kur lëvizi me top, ma bëjnë me dije që të mos kruhem me ta, por prapë e bëra”, ka thënë Max Rugova.
Rugova ka pasaportë edhe të Kosovës, por nuk mund të kalonte në Gjermani pa mbushur 18 vjet. Një test në Nurnberg ia hapi dyert dhe më pas nënshkroi kontratë.
“Lartëson lojën time çdo ditë të stërvitjes. Duhet ta vlerësoni vetë, përndryshe ata nuk do ta bëjnë, sidomos kur vini nga një shtet tjetër. Nuk do transferonin sikur të mos shihnin diçka të veçantë tek ju. Është një dallim i madh”, ka shtuar ai.
Edhe
Rugova synon përfaqësuesen ku babai i tij vuri themelet
Kalimi në Gjermani e ka afruar edhe më shumë me Kosovën. Derisa është ftuar për përfaqësuesen amerikane për grupmoshat U17 në vitin 2016, ai luajti për Kosovën U19 në disa ndeshje. Javën e kaluar luajti 90 minuta kundër Austrisë dhe ndaj Sllovenisë.
Por e ardhmja me përfaqësuesen nuk është diçka që ka në mendje shumë.
“Kurdo që ftoheni në përfaqësuese është nder i madh, cilado përfaqësuese qoftë”, ka thënë Max Rugova. “Por ajo që mund të kontrolloni është në fushë, tjerat duhet t’ua lëmë drejtuesve”.
I riu Rugova është i përqendruar plotësisht në klub dhe dëshiron ta tregojë veten në Bundesligan gjermane për U19.
Edhe
Rugova nënshkruan me FC Nurnbergun
“Qëllimi im i parë është që ta tregoj veten në nivelin e Bundesliga U19 dhe të kem ndeshje të mira, pastaj të luaj për ekipin e rezervave dhe të shoh se çfarë mendojnë trajnerët”, ka thënë Rugova.
“Ata e dinë më mirë rrugën, jam i sigurt se kanë një plan për mua. Duhet të punoj çdo ditë dhe shpresoj që të ftohem në ekipin e parë. Kam pasur disa stërvitje dhe shpresoj se do të më jepet mundësia sivjet apo vitin e ardhshëm”.