Antonio Rudiger arriti të shënonte gol në minutën e tretë të kohës shtesë për Real Madridin ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit, ndërsa ndeshja u mbyll me rezultatin 4:1. Ndeshja e xhiros së pestë të La Ligas u luajt të dielën.
Me këtë shënim Rudiger ka arritur ta barazojë rekordin që më parë e kishte arritur edhe Shkodran Mustafi, ish-reprezentuesi i Gjermanisë.
Mustafi kishte shënuar në katër nga top pesë ligat më të forta evropiane.
Tani edhe Rudiger ka shënuar të njëjtin sukses.
Rudiger këtë sukses e ka arritur me Real Madridin, Chelsean, Stuttgartin dhe Romën, ndërsa Mustafi me Sampdorian, Valencian, Arsenalin dhe Schalken.
Artikuj të ngjashëm