Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rudiger i jep fitoren Chelseat ndaj Swanseas

Chelsea ka vazhduar formën e mirë në Premier Ligë.

Skuadra e Antnonio Contes arkëtoi pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Swanseas në kuadër të xhiros së 14 në Premier Ligë, raporton Koha.net.

Në pjesën e parë asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, por në pjesën e dytë një gjë të tillë e arriti Chelsea.

Ishte mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger që çoi topin në rrjetën e kundërshtarit kur po zhvillohej minuta e 55.

Pas kësaj fitore Chelsea mban vendin e tretë me 29 pikë, përderisa Swansea në vendin e parafundit ka vetëm 9 pikë.