Qendërmbrojtësi i Deçiqit, Adrijan Rudaj Rudoviq, është ftuar në Përfaqësuesen e Malit të Zi për ndeshjet e qershorit të kësaj përfaqësueseje. Të dyja do të jenë miqësore. Më 2 qershor luan kundër Bosnjës, ndërsa tri ditë më vonë, luan kundër Izraelit.
“Adrijan Rudaj Rudoviq është ftuar në Përfaqësuesen e Malit të Zi. Futbollisti yë Adrijan Rudoviq është ftuar për herë të parë nga përfaqësuesja e Malit të Zi. Suksese Adrijan. Më se e merituar”, është thënë ndër të tjera në faqen Deçiqit në “Facebook”. Te Mali i Zi sërish është ftuar edhe mesfushori Kristjan Vulaj.
Rudoviq në 30 ndeshje sivjet në të gjitha garat e ka një gol të realizuar, kurse Vulaj ka realizuar në total 11 gola.
Deçiqi, klubi shqiptar nga Tuzi e ka siguruar sivjet daljen në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës. Është edhe në finale të Kupës së Malit të Zi.