Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rubin Kazani i Dakut pëson humbje 3:0

Mirlind Daku me Rubin Kazanin ka pësuar humbje të thellë 3:0 të dielën në shtëpi kundër Zenitit.

Daku ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen te skuadra vendëse. Ndeshja i takoi xhiros së tetë të elitës së futbollit të Rusisë.

Golat Rubin Kazani i pranoi në minutën e tetë, të 55-të dhe të 59-të. Rubin Kazani pas tetë ndeshjeve ka gjashtë pikë dhe zë pozitën e 13-të. Zeniti i dyti ka 17 pikë.