Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrugëtimi i papritur i Januzajt, lojtarit që po kërkon ekipin e duhur për të shkëlqyer

(Sporza.be) – As fallxhori më i fortë nuk do të kishte mundur të parashikonte dhjetë vjet më parë se Adnan Januzaj do të kishte një rrugëtim kaq të papritur në një karrierë që parashihej të ishte e ndritur për sulmuesin e krahut. Mbi të gjitha, ai nuk do të parashikonte se karriera do ta dërgonte në Turqi dhe madje te skuadra Istanbul Bashakshehir. Megjithatë, kjo skuadër mund të jetë si ringjallje e karrierës për Januzajn, i cili po kërkon shkëlqimin e humbur.

Në vitin 2014, kur të gjithë prisnin me padurim fillimin e Botërorit në Brazil, te Belgjika përflitej vetëm një emër – Adnan Januzaj. Ai vlerësohej si talenti më i madh belg dhe ishte më i përfoluri për ta bërë për vete skenën e këtij turneu të madh. Atëbotë Januzaj ishte vetëm 18-vjeçar dhe po bënte bujë me paraqitjet e tij te Manchester Unitedi, i cili drejtohej nga trajneri David Moyes. Januzaj madje shënoi dy gola në debutimin e tij me ekipin e parë të Manchesterit dhe kjo bëri që analistët ta shohin si pasardhësin ideal të Ryan Giggsit dhe një fitues të ardhshëm të “Topit të Artë”.

Në fakt Januzaj ende nuk kishte vendosur se cilin vend do ta përfaqësonte dhe në garë për shërbimet e tij krahas Belgjikës ishin edhe Kosova, Shqipëria, Turqia e Anglia, të cilat mundoheshin me çdo kusht ta bindnin. Megjithatë, Januzaj u bë lajm botëror kur më datën 23 prill u përfshi në listën e përzgjedhësit të Belgjikës, Marc Wilmots. Kështu që, çmenduria rreth Januzajt nuk do të ishte kurrë aq e madhe sa atëherë.

Pas Botërorit pason kthimi i tij te Manchester Unitedi dhe huazimi i menjëhershëm te Borussia Dortmundi, ku nuk pati sukses. Ai u largua nga Dortmundi dhe Manchester Unitedi për t’u transferuar te Real Sociedadi, ekip që luajti për pesë sezone dhe pati ulje dhe ngritje në lojën e tij. Me gjithë këtë, ai gjithmonë mbetet i sigurt në aftësitë dhe synimet që ka.

“Besoj se një ditë mund ta fitoj ‘Topin e Artë” nëse vazhdoj të punoj shumë”, tha ai, derisa luante te Sociedadi.

Edhe Januzaj arsyeton besimin e dhënë nga trajneri i Sevillas Futboll Januzaj arsyeton besimin e dhënë nga trajneri i Sevillas

Askush nuk e vë në dyshim potencialin e tij, ndërsa para fillimit të këtij sezoni emri i Januzajt lidhej me shumë skuadra të mëdha, përfshirë edhe Barcelonën. Mirëpo Januzaj befasoi me lëvizjen e tij kur iu bashkua skuadrës së Sevillas si lojtar i lirë. Çuditërisht, ai mezi hyn në veprim atje – luan vetëm 46 – përpara se të largohej nga Sevilla. Huazimi i vonuar në fillim të shkurtit te Bashaksehiri është një tjetër përpjekje për të gjetur podiumin e duhur. Kush do ta kishte menduar se karriera e një fenomeni si Januzaj do të shkonte kështu?

“Dikush me talentin e Adnanit duhet të ketë qenë gjithmonë titullar në një klub të madh në këtë moshë”, thotë ish-trajneri i tij te Belgjika, Marc Wilmots. “Të japësh një shpjegim për këtë sigurisht që nuk është e lehtë. Ndonjëherë bëhet fjalë vetëm për kohën e mirë dhe fatin. Sepse kush mund ta imagjinonte se Sevilla do të duhej të luftonte për mbijetesë këtë sezon?”.

Se Januzaj nuk po ecën në mënyrë optimale në rrethana të tilla, e di edhe ish-ndihmëstrajneri i Belgjikës, Vital Borkelmans.

“Adnani nuk është njeriu që merr përgjegjësinë dhe e tërheq të gjithë ekipin përpara. Ai është në maksimumin e tij në një kolektiv të fortë që ecën mirë”, tha ai.

Në fakt Januzaj është qortuar edhe nga Roberto Martinez, i cili u largua nga posti i selektorit të Belgjikës pas përfundimit të Botërorit “Katari 2022”.

“Talenti nuk mjafton, Januzaj duhet të ketë edhe mentalitetin e duhur”, tha ai.

Megjithatë, Wilmots mendon se sulmuesi i krahut nuk është absolutisht një djalë i vështirë.

Edhe Vazhdon rënia, Januzaj pritet të kalojë te Cadizi Sport Vazhdon rënia, Januzaj pritet të kalojë te Cadizi

“Si adoleshent ai ishte ende pak lozonjar”, kujton ai. “Por, më pas pata përshtypjen se ai bëri gjithçka për punën e tij”.

Januzaj ka pranuar më parë se i duhej kohë për t'u pjekur në futboll.

“Si djalë i ri unë nuk e shikoja dietën time dhe nuk stërvitesha shumë. Mendova se do të mjaftonte talenti që më kishte dhënë Zoti”, kishte thënë ai.

Në fakt, kështu është për shkak se Januzaj nuk ishte kurrë në gjendje të përmbushte plotësisht pritjet - sado të larta të ishin ato. Ndërkohë Borkelmans beson se nuk duhet askush të jetë kaq i rreptë me të.

“Adnani nuk po punon për një karrierë të dështuar. Ai sigurisht nuk i përket të njëjtit nivel të lojtarëve mesatar, pasi ai ka luajtur për ekipe të mëdha”, shprehet ai.

Edhe vetë Januzaj nuk është penduar për rrugëtimin që ka bërë deri tani.

Edhe Januzaj me synime të mëdha te klubi i madh spanjoll Sport Januzaj me synime të mëdha te klubi i madh spanjoll

“Është e çuditshme kur njerëzit në Belgjikë thonë se nuk e kam pasur karrierën e pritur. Kam luajtur në La Liga, Premier League, Bundesligë dhe kam luajtur në dy Kupa Botërore. E shoh veten edhe për pesë apo gjashtë sezone të tjera duke luajtur në një nivel të lartë”, insistoi Janzuaj. “Jam i lumtur në Bashaksehir dhe shpresoj të luaj shumë këtu. Ndërsa, sa i përket Përfaqësueses së Belgjikës do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Siç ndodh shpesh me Januzajn, e ardhmja e tij është e pamundur të parashikohet. Mirëpo, ai është i vendosur që edhe një herë të rikthehet në podium dhe Bashakshehiri mund të jetë ekipi i duhur për këtë.