Mbrojtësi i majtë i Përfaqësueses së Kosovës, Donat Rrudhani, ka thënë pas ndeshjes se Irlanda e Veriut ndryshoi shumë në stilin e lojës pas pushimit mes pjesëve.
Kosova u mposht 2:1 nga Irlanda e Veriut në Belfast, me rikthim të rezultatit.
“Kështu e ka futbolli. Kishim shumë shanse. Në pjesën e dytë sidomos luajtëm mirë, kaluam edhe në epërsi. Kishim shanse të qind për qindta, super shanse. Kishim edhe një rast para se të bëhej 2:1. Ne nuk shënuam, ata shënuan dy herë. Nuk besoj se ishte mungesë përqendrimi. Irlanda e Veriut në pjesën e dytë luajti lojë më shumë në ofensivë. Sulmuan më shumë se në pjesën e parë. Ne nuk arritëm t’i mbulojmë”, tha Rrudhani pas ndeshjes, ndërsa përfundoi duke thënë se i vjen keq për shanset e humbura.
“Kështu është në futboll. Nuk mund që çdo shans të shënohet gol. Patëm raste të mira, por fatkeqësisht nuk i realizuam”, përfundoi ai.