Sport

Rrudhani asiston në fitoren e Young Boysit

Donat Rrudhani

Futbollisti i Kosovës, Donat Rrudhani, ka kontribuar në fitoren e Young Boysit kundër Servettes me rezultatin 3:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së pestë të kampionatit zviceran dhe u zhvillua të dielën.

Rrudhani hyri në lojë në minutën e 59-të. Ai asistoi te goli i tretë të cilin e shënoi Cedric Itten.

Për Rrudhanin ishte asistimi i parë në këtë kampionat.

Me këtë fitore, Young Boysi është lider i kampionatit me 11 pikë.