Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rritja e notarit të Xhamajkës, Michael Gunning, në sportin e dominuar nga të bardhët

“Unë mendoj se jam i njohur si notar me ngjyrë që dëshiron të jetë Usain Bolti i pishinës”. Këto fjalë Michael Gunning i thotë me buzëqeshje, por ka një fjalë të cilën ai e thotë me një ton më serioz – “me fat”. Ish-notari i Britanisë së Madhe, Gunning 26-vjeçar, prej vitit 2016 garon për Xhamajkën. Ai është njëri prej notarëve të paktë me ngjyrë në një mjedis tradicionalisht të dominuar nga të bardhët, dhe thotë se ndihet “me fat” që garon në nivelin elitar të sportit që ai e do. Ai gjithashtu thotë se ndihet me fat që ka përjetuar atë që ai e quan diskriminim gjatë rrugës për në majë.

“Ka pasur raste kur më kanë hedhur acid në orën e mësimit të shkencës. Dhe, sinqerisht nuk e di për çfarë e kanë bërë këtë”, thotë Gunning.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje, thotë se kur shkon për të marrë pjesë nëpër ngjarje të mëdha, organizatorët gjithmonë e përziejnë për shkak se mendojnë që është atlet dhe jo notar i Xhamajkës, vend i njohur për atletët e suksesshëm në sportin e atletikës. Megjithatë, ai vazhdimisht mundohet të flasë për gjërat pozitive. Ai po shpreson t’i frymëzojë të gjithë ata që kanë sfidat e njëjta me të cilët janë përballur. Gunning ka folur edhe për planet e tij për të garuar në skenën më të madhe të sportit, Lojërat Olimpike “Tokio 2020” që mbahen vitin tjetër. Në fakt, Gunning është me fat edhe që është gjallë. Ai i mbijetoi sulmit terrorist të vitit 2017 në Manchester, ku u vranë 22 persona. Kjo situatë edhe e ndryshoi atë përgjithmonë. Abuzimi filloi pothuajse menjëherë pasi Gunning nisi rrugën që do ta çonte atje ku është tani – konkurrent i dyfishtë i Kampionatit Botëror, mbajtës i disa rekordeve kombëtare të Xhamajkës me Lojërat Olimpike në sfond.

“Do të dëgjoja pyetje vazhdimisht të llojit se a nuk fundosen njerëzit me ngjyrë? Kam pasur vështirësi edhe për t’u stërvitur. Mirëpo, që nga ajo kohë më pëlqente të thyeja paragjykimet duke treguar medaljet e mia”, shprehet Gunning.

Gunningu i kanalizoi zhgënjimet e tij sa më mirë dhe duroi abuzimin verbal, por kur u bë fizik - dhe acidi u hodh mbi të - qëndrimi i tij ndryshoi.