Talenti 18-vjeçar, Rrezon Gashi, i është bashkuar klubit kroat, Lokomotivës së Zagrebit.
Lajmi është bërë i ditur të premten nga përfaqësuesit e lojtarit.
Gashi si shtatëvjeçar i ishte bashkuar shkollës së futbollit Flamurtari.
Ai më pas karrierë ka bërë edhe te KF Rilindja, Akademia e Futbollit Shkëndia në Tiranë si dhe Partizani i Tiranës.