Perigueux, 13 korrik (AFP) - Richie Porte dhe Geraint Thomas, dy nga çiklistët favoritë, janë të fundit të tërhequr nga "Tour de France", pasi u rrëzuan për t'u bërë "copa" gjatë zbritjeve nëpër terrenet e lagështa e të rrëshqitshme, shkruan sot Koha Ditore.
Të dy pësuan thyerje të klavikulës, ndërsa australiani Porte ka thyer edhe legenin. Edhe tre çiklistë të tjerë u tërhoqën nga "Tour de France" pas rrëzimeve që pësuan, të dielën, në etapën e nëntë, që është më e vështira e kësaj gare. Polaku Rafal Majka edhe pse u rrëzua e përfundoi etapën, por një ditë më vonë njoftoi se për shkak të lëndimit nuk do të vazhdojë më.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTërheqjet e shumta shkaku i lëndimeve nga rrëzimet e shpeshta, kanë krijuar një situatë dramatike dhe nxitur debat rreth asaj nëse zbritjet malore të "Tour de France" janë tejmase të rrezikshme.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.