Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrëfimi unik për kthimin e zhytëses amerikane

Shumë sportistë e kanë pritur rëndë shtyrjen e Lojërave Olimpike për një vit. Por për Laura Wilkinsonin shtyrja mund të jetë një dhuratë.

Nëna 42-vjeçare po punon për kthim në zhytjen garuese, pasi iu nënshtruar një operimi në shtyllën kurrizore.

Ata që pyesin pse një nënë e katër fëmijëve është e vendosur të garojë në kërcim në ujë nga lartësia prej 10 metrave, duhet të kthehen dy dekada më parë kur mbiemrin Wilkinson ishte i njohur.

Ishte fillimi i mijëvjeçarit dhe ndonëse e penguar nga thyerja e këmbës, në mënyrë spektakolare fitoi të artën në zhytje nga platforma 10 metra, në Lojërat Olimpike Sydney 2000. Triumfi i saj i dha fund dominimit të Kinës në ngjarje, që kishte nisur nga Lojërat e vitit 1984.

Asnjë amerikane nuk ka fituar të artë olimpike në zhytje prej atëherë.

Edhe Vonn rrëzohet, ndërsa Johnsoni fiton të artën në lëshim Sporte të tjera 5 muaj më parë Vonn rrëzohet, ndërsa Johnsoni fiton të artën në lëshim

Kthimet ka kohë që janë më modë në sport, por kthimi i Wilkinsonit i ka të gjitha elementet e një historike unike.

Ajo duhet të përballojë presionin që një gabim i vogël gjatë hedhjes nga 10 metra lartësi mund ta lë të paralizuar. Wilkinson po synon një nga dy vendet në ekipin olimpik të SHBA-së. Ajo do të jetë 43-vjeçare kur të mbahen Lojërat në vitin 2021.

Synimi i saj nuk është vetëm të ngjitet në platformën olimpike të lartë 10 metra, por edhe të zë vend në podium dhe të bëhet zhytësja më e vjetër me të artë olimpike.

Ai rekord aktualisht i takon kineze Wu Minxia që ishte 30-vjeçare kur fitoi të artën në Rio 2016.

“Kjo është diçka që kam menduar se nuk do të jem kurrë në gjendje ta bëjë”, ka thënë Wilkinson për Reuters.

“Në sportin tonë njerëzit kanë tendencë të tërhiqen në të njëzetat e hershme. Pas kësaj ju asnjëherë nuk mendoni se do ta provoni përsëri. Por unë mendoj se jam e bërë për këtë sport. Që të kem një mundësi tjetër, unë e vlerësoj një dhuratë për mua”.

Edhe Vonn ka këputur ligamentin, por do të garojë në Lojëra Olimpike Sporte të tjera 5 muaj më parë Vonn ka këputur ligamentin, por do të garojë në Lojëra Olimpike

Wilkinson vendosi të krijoj familjen e saj kur lëndimi ia pamundësoi të garonte në Pekin 2008. Ajo kishte dy fëmijë me burrin Eriek dhe adoptoj dy të tjerë. Por sportin nuk e largoj asnjëherë nga mendja.

“Mendoj se asnjherë nuk kam dashur të përfundoj me zhytjen. Ideja për t’u kthyer ka ekzistuar gjithnjë. Por pasi shikova dy edicionet e ardhshme të Lojërave Olimpike, ku cilësia nuk ishte si në vitin 2008, ishte e qartë”, ka thënë sportistja amerikane.

Pas Rio 2016 ajo foli me trajnerin dhe e pyeti nëse ideja e saj ishte çmenduri. Por trajneri Kenny Armstrong e përkrahu dhe plani u punua. Ka pasur të tillë që gjithnjë kanë dyshuar, por nuk ishte hera e parë që Wilkinson ka dëgjuar fjalë se ajo është shumë e vjetër.

Kur ishte e re, Wilkinson e kishte synim të bëhej gjimnaste, por rritja e shpejtë në adoleshencë përfundoi atë ëndërr. Ajo vazhdoi në zhytje por u përballë me thëniet se është shumë e vjetër dhe u largua nga ekipi i shkollës së mesme. Nuk u ndal.

Kthimi i saj në gara filloi pozitivisht. Ishte e dyta në garën nacionale në vitin 2017, por u përball me probleme tjera shëndetësore.

Në dhjetor të vitit 2018 iu nënshtrua operimit në shtyllën kurrizore, para se të vazhdonte tretmanin e gjatë dhe të shumëllojshëm.

Edhe Bolti planifikon kthimin në Olimpiadë, por në një sport tjetër Futboll 6 muaj më parë Bolti planifikon kthimin në Olimpiadë, por në një sport tjetër

Për të shtyrja e Lojërave erdhi në momentin më të mirë të mundshëm.

“Në fakt jam shumë falënderuese. Kam ndier se po më kalon koha, por me një vit më shumë do të jetë si dhuratë për mua”, ka thënë Wilkinson.

Image