Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrëfimi për ragbistin e njohur si “Ariu i Siberisë”

Pionierët më të mëdhenj të ragbit nuk vijnë gjithmonë nga vendet e njohura. Në Letoni, shumica e njerëzve ndjekin hokejin në akull apo basketbollin dhe e shohin ragbin vetëm si argëtim për "njerëzit e çmendur".

Atje ekzistojnë vetëm pesë klube dhe 500 lojtarë aktivë, përfshirë këtu femrat dhe fëmijët. Storia e Uldis Saulites është e jashtëzakonshme dhe tregon për këmbënguljen e tij, shkruan The Guardian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në qytetin e tij në Jelgava, Uldisi i ri nuk kishte luajtur këtë lojë deri në moshën 16-vjeçare, përcjell Koha Ditore. I natyrshëm, i madh dhe i fortë, ai shpejt ra në sy të disa ish-reprezentuesve të Letonisë, një prej të cilëve i dha atij para për të paguar autobusin që të shkonte nga shtëpia në stërvitje dhe anasjelltas, pasi vetë nuk mund ta përballonte.

Ai u rrit gradualisht dhe e pa ragbin si një lirim të këndshëm nga puna e tij ditore si tavanxhi.

Pak kohë pasi Uldis mbushi 21 vjet, një refer letonez me seli në Rusi, e njoftoi se skuadra në Siberi e quajtur Enisei-STM po testonte lojtarë të rinj. Enisei është me seli në qytetin Krasnoyarsk, ku temperaturat në dimër zakonisht arrijnë deri në minus 40 gradë Celsius.

Diçka brenda Uldisit e shtyri atë që të provonte fatin 5.000 kilometra në lindje në brigjet e lumit të ngrirë Yenisei. Më 2 janar të vitit 2001, në një dimër të vështirë siberian, ai arriti në Rusi për të ndjekur ëndrrën e tij....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)