"Kur ai shfaqet në TV, prezantuesi zakonisht e mban një karton të kuq në xhep, për shkak se ky është reputacioni i Bedoyas”. Një banor në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, gazetari kolumbian i futbollit Carl Worswick nuk është i huaj në lidhje me trashëgiminë e Gerardo Bedoyas. Bedoya 44-vjeçar, është, në fund të fundit, lojtari me më së shumti kartonë të kuq në historinë e futbollit.
“Para se të shkonim në shtëpinë e Gerardos për ta intervistuar, ne xhiruam një matador për të shpjeguar personalitetin e tij. Mirëpo ai ishte saktësisht e kundërta me atë që kisha pritur”, pranon Worswick. “Ai thotë se nuk është person i njëjtë kur është në fushë dhe kur është jashtë fushës. Pra, thotë se dallon shumë. Gerardo ishte një futbollist i mirë, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për t’i shkëputur ndëshkimet nga pjesa tjetër e karrierës së tij. Tituj e gazetave gjithmonë kanë shkruar se ai është dhe mbetet lojtari më i ndyrë në botë”, shkruan BBC, transmeton KOHA.
Kjo ishte një paradhënie e falshme nëpërmjet të cilës Bedoya u prezantua pak a shumë përpara atyre që nuk kanë pasur rastin ta njohin dhe ta shohin nga afër. I njohur me nofkat “Gjenerali” dhe “Bisha”, Bedoya grumbulloi hiç më pak se 45 kartonë të kuq gjatë një karriere 20-vjeçare në futboll - e cila përfundoi në vitin 2015 - me dy përjashtime tjera që erdhën pas pensionimit. Në vitin 2016 kur ishte ndihmëstrajner, Bedoya u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 21 minutave lojë. Ndoshta, më i kujtuari, mbetet kartoni i kuq i 41-të që e mori për shkak se goditi një kundërshtar me bërryl derisa një tjetër e shqelmoi derisa ishte i shtrirë. Ky karton i solli Bedoyas edhe një suspendim prej 15 ndeshjeve moslojë. Edhe pse provat saktësonin se Bedoya ishte fajtor, ai pas ndeshjes insistoi se normalisht nuk vepron kështu.