Hat-tricku i Mauro Icardit nuk i ka ndihmuar Interit që të sigurojë fitoren ndaj Fiorentinës në superformë.
“Violat” ka ndalur Interin në rrugën drejt sigurimit të një vendi për garat europiane në ndeshjen që përfundoi 5 me 4.
Interi deri në minutën e 88 po humbte 5 me 2, por me dy gola në dy minutat e fundit zikaltrit u munduan të sigurojnë një barazim dramatik.
Serinë e golave për Fiorentinën e hapi Vecino në minutën e 23-të. Perishiq në minutën e 29 dhe Icardi në të 34-ën kthyen epërsinë e Interit.
Me dy gola të Babacarit dhe nga një të Astorit dhe Vecinos Fiorentina ktheu rezultatin në 5 me 2.
Por Icardi me dy gola në dy minutat e fundit ktheu zbuti disavantazhin në 5 me 4.
Me këtë humbje Interi mbetet në pozitën e shtatë me 56 pikë, por i afrohet Fiorentina me 52 pikë.