Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmanit pritet t’i vazhdohet kontrata

Napoli është duke punuar në rinovimin e kontratës së Amir Rrahmanit dhe Giovanni Di Lorenzos.

Kapiteni i Kosovës është kthyer në një prej lojtarëve më të mirë në ekipin napolitan, dhe ka bindur zyrtarët e klubit me paraqitjet në fushë pavarësisht largimit të Kalidou Koulibalyt.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të shtunën se kontrata e Rrahmanit mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër.

“Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, është siguri në qendër të mbrojtjes dhe ka gjetur përshtatje të mirë me mbrojtësin jug-korean, Kim Min-Jae. Mbrojtësit pritet t’i vazhdohet kontrata deri në vitin 2025 dhe do të ketë edhe përmirësim në të ardhura”, ka shkruar gazeta e madhe italiane të shtunën.

Kontrata aktuale e Rrahmanit 28-vjeçar skadon më 30 qershor të vitit 2024.

këtë edicion, Rrahmani ka luajtur në tetë ndeshje për Napolin në të gjitha garat.

Në sezonin e kaluar realizoi katër gola.

Artikuj të ngjashëm