Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani, titullar për duelin që mund ta shkruajë historinë

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, do të luajë nga fillimi në ndeshjen e Napolit ndaj Udineses, që mund të jetë duel historik për skuadrën napolitane, që me një pikë do të shpallet kampion për herë të parë në Itali pas 33 vjetësh.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 33-të në Itali do të nisë në orën 20:45.

Tifozët e Napolit tashmë janë bërë gati për festë. Udinese ka shitur 25 mijë bileta sa e ka kapacitetin stadiumi “Dacia Arena”, ndërsa 10 mijë prej tyre janë tifozë të skuadrës së Napolit, ka mësuar “Football-Italia” të enjten.

Në të njëjtën kohë, më shumë se 50 mijë tifozë të Napolit do të jenë të vendosur në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ku në ekrane gjigante do të përcillet ndeshja që nis në orën 20:45. Bashkë me tifozët në Napoli do të jetë edhe presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, që nuk ka udhëtuar me ekipin.

Image