Pas eliminimit në Ligën e Evropës, skuadra e Napolit tani do të fokusohet në Serie A ku synon titullin e kampionit. Kështu, ka thënë reprezentuesi i Kosovës, qendërmbrojtësi Amir Rrahmani që është pjesë e Napolit.
Skuadra italiane u eliminua në 1/16 e finales të Ligës së Evropës nga Barcelona, që fitoi me rezultatin e përgjithshëm 5:3. Rrahmani ka pranuar se synimi i Napolit ishte të shkonte lart në Ligën e Evropës, por tani fokusin do ta kthejë në kampionat. Aktualisht, Napoli zë vendin e tretë në Serie A me 54 pikë, dy më pak se Milani që është lider.
“Ne jemi ekip që mund të luajmë në dy garat, Serie A dhe Ligën e Evropës. Ne dëshironim të shkonim përpara në Ligën e Evropës por për fat të keq u eliminuam. Tani, do të fokusohemi në kampionat”, ka thënë Rrahmani, i cili këtë sezon ka 31 ndeshje me Napolin dhe tre gola të shënuar në të gjitha garat.