Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani sërish në ekipin e xhiros

Albion Rrahmani ka zënë vend edhe në ekipin më të mirë të xhiros së 28-të të kampionatit rumun. Përzgjedhjen e ka bërë liga rumune, ndërsa 11-shja është publikuar të premten.

“Ai është golashënues që secili ekip në Superligë do ta dëshironte. Me dy golat e fundit, ai ka arritur në shifrën e 11 golave këtë edicion, ndonëse ishte i lënduar për kohë të gjatë”, ka shkruar “lpf.ro”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rrahmani i shënoi dy gola në fitoren 4:1 të Rapidit të Bukureshtit ndaj UTA Arad.

Sulmuesi kosovar u shpall më i miri i Rapidit në ndeshjen ndaj UTA-s në bazë të votave të tifozëve të klubit. Mori 53 për qind të votave, ndërsa lojtari i dytë më i votuar i kishte 16 për qind.