Amir Rrahmani është zgjedhja e tretë për mbrojtës të qendrës te Dinamo e Zagrebit. Në këtë pozitë, që është natyrale për të, po ka vështirësi të gjejë hapësirë te gjiganti kroat i futbollit dhe në dy ndeshjet e fundit kampionale është aktivizuar në pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Ndonëse shtatlartë (192 cm), reprezentuesi i Kosovës është shfaqur fuqishëm si mbrojtës i krahut. Në dy ndeshjet, ndaj Rijekës në derbin e fituar 3:1 dhe ndaj Slaven Belupos në fitoren 1:0, 23-vjeçari ka asistuar, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Dinamos, Mario Cvitanoviq, e aktivizoi në këtë pozitë në derbi ndaj Rijekës pasi nuk mundi të llogariste në dy lojtarët e kësaj pozite, rumunin Alexandru Matel dhe sllovenin Petar Stojanoviq.
Pas asistimit në atë takim, Cvitanoviq e aktivizoi Rrahmanin në pozitën e mbrojtësit të djathtë edhe ndaj Slaven Belupos, ndonëse slloveni ishte i gatshëm për lojë. Prapë Rrahmani pati ndeshje të nivelit të lartë dhe kontribuoi me asistim. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.