Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani në garë për një tjetër trofe me Napolin

Amir Rrahmani është në garë për të fituar tjetër trofe me skuadrën e Napolit. Rrahmani me Napolin të enjten mbrëma në Riad të Arabisë Saudite, triumfuan në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë ndaj Fiorentinas, 3:0.

Napoli do të luajë në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Interit dhe Lazios që zhvillohet të premten. Finalja luhet të hënën në stadiumin “Al-Awwal Park” të hënën.

Superkupa e Italisë për herë të parë zhvillohet me format të tillë, me katër skuadra pjesëmarrëse. Më herët në finale të Superkupës kanë luajtur vetëm kampioni dhe fituesi i Kupës, ndërsa tani luajnë edhe nënkampionët.

Giovanni Simeone në minutën e 22-të shënoi për epërsinë e Napolit. Më pas, Fiorentinës iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, ndërsa Jonathan Ikone humbi penalltinë në minutën e 44-t. Në minutën e 84-t dhe 86-të, sulmuesi Alessio Zerbin, realizoi dy gola tjerë për fitoren 3:0.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi këtë ballafaqim.